Site icon Telegrafi

Limaj: Qeveria Kurti ka rrezikuar rrëzimin që nga fillimi, jemi në këtë gjendje sepse nuk është treguar lidership

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Qeveria Kurti që nga fillimi i formimit të saj ka rrezikuar të rrëzohet me veprimet të cilat i ka bërë.

Limaj tha se gjendja politike është e tillë për shkak se qeveria nuk ka treguar lidership, për çka tha se përgjegjësia i bie kryeministrit, Albin Kurti.

“Qeveria e Kosovës çdo ditë e ka provokuar veten me u rrëzu. Nuk ka vend në botë që e rrëzon qeverinë në situatë të tillë. Veç nuk ka asnjë Qeveri në botë që e rrëzon veten në situatë të tillë”, tha Limaj.

Lexo po ashtu E gjitha që ndodhi në seancën e Kuvendit të Kosovë, u votua mocioni për rrëzimin e Qeverisë

Ai bëri apel për ministrat derisa janë në detyrë që të kryejnë punën e tyre, duke ndihmuar komunat e prekura nga coronavirusi (COVID-19).

“Ne sot jemi këtu miq, sepse nuk është treguar lidership, dhe na kanë sjell në këtë gjendje. Institucionet do të jenë në funksion edhe në këtë gjendje në të cilën jemi me pandeminë. Apeli im është që ministrat që janë në detyrat e tyre të fokusohen në komunat që kanë më shumë nevojë, ka kërkesa, ka nevojë, të ndihmohet më shumë në këtë kohë”, tha Limaj. /Telegrafi/

Exit mobile version