Site icon Telegrafi

Limaj: Qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se sot, si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre.

Kreu i Nismës, ka bërë thirrje edhe njëherë për drejtësi në ditën e të pagjeturve.

“Sot, si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre. Sot, në ditën e të pagjeturve, të kësaj plage që vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, dy dekada pas përfundimit të luftës, bëjmë thirrje edhe njëherë për drejtësi, sepse vetëm ajo i shëron plagët”, shkruan Limaj.

Ai tha se ”Është obligim i yni të mos rreshtim së kërkuari ndriçimin e fatit të tyre, sepse vetëm atëherë Kosova jonë e lirë ka kuptim”. /Telegrafi/

Exit mobile version