Telegrafi

Limaj: Prioritet lidhja me korridoret ndërkombëtare

 Në takim me kryetarin e OEK-ut Safet Gërxhaliu, ministrit Limaj ka diskutuar edhe për mënyrën e angazhimit të bizneseve në projektet e ndryshme.

Limaj dha se do të mundohen që të krijohet lidhje edhe hekurudhore me Shqipërinë dhe Maqedoninë pavarësisht kostos.

“Prioritet i Ministrisë së Transportit, është lidhja me korridoret ndërkombëtare. Rezultat i kësaj është autostrada për Durrës si dhe ajo e cila do të ndërtohet Prishtinë – Shkup që e lidhë Kosovën me korridorin e 10”, tha Limaj.

Po ashtu sipas tij, do të jetë një ndër prioritete edhe funksionalizimi i hekurudhës Xërxe-Prizren, pavarësisht kostos së lartë të saj.

“Investimi në hekurudha kushton shumë, por do të bëjmë përpjekje ta funksionalizojmë këtë lloj të transportit. Sa i përket lidhjes përmes hekurudhës me Shqipërinë, ne do të jemi të gatshëm atëherë kur shteti shqiptar ta ketë kryer pjesën e vet, pasi që në pjesën tonë ka më pak për ndërtim të kësaj linje janë vetëm 17 kilometra nga Xërxa deri në Prizren”, tha ministri Limaj.

Ndërkaq kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu, tha se kanë diskutuar me ministrin Limaj që komuniteti i biznesit të jetë në fokus të saj si dhe të angazhohet në projekte në të cilat mund të kontribuoj.

Gërxhaliu bëri të ditur se do të krijohen e dhe grupe punuese në mesë OEK-ut dhe MTPT-së. /Telegrafi/