Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar zëvendësministrat e kësaj partie të cilët tashmë janë emëruar nga kryeministri, Avdullah Hoti.
Limaj ka bërë të ditur se zëvendësministër do të jetë Valdete Dushica-Bajrami, Zafir Berisha, Bekim Brestovci dhe Enver Hoti, transmeton Telegrafi.
“Ju uroj punë të mbarë në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, zëvendësministrave të propozuar nga Nisma Socialdemokrate dhe të emëruar nga kryeministri Hoti: Valdete Dushica-Bajrami, zv/ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Zafir Berisha, zv/ministër i Punëve të Brendshme, Bekim Brestovci, zv/ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Enver Hoti, zv/ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, ka shkruar ai në Facebook.
Limaj ka thënë se zëvendësministrat e Nismës Socialdemokrate janë të përgatitur dhe do t’I kryejnë detyrat me përgjegjësi.
“Zafiri, Valdetja, Enveri dhe Bekimi janë kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur së tjetri, të cilët do t’i kryejnë detyrat shtetërore me përgjegjësi dhe me përkushtim të lartë.
Ju priftë e mbara”, ka thënë Limaj. /Telegrafi/