Në 24 vjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit homazhe pranë shtatores së tij në Prishtinë, bëri edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ai tha se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci ishin promotorët e çlirimit të Kosovës.
“Sot 24 vite UÇK-ja pati marrë një goditje të rëndë, masive. Vrasjen e drejtuesve të saj dhe arrestimin e dhjetëra ushtarëve të UÇK-së pikërisht me këtë datë me 31 janar të vitit 1997. Komandant Zahir Pajaziti, Hakifi, Edmondi dhe të gjithë bashkëluftëtarët e asaj kohe ishin promotor dhe celulat e para të organizimit dhe fuqizimit të luftës çlirimtare. Këta burra të të gjitha trevave të Kosovës lëshuan zërin çlirimtar për t’u bashkuar për lirinë e Kosovës. Në atë kohë zëri një pjesë e çlirimtarëve u arrestuan, por zëri dhe fryma nuk u ndal në Kosovë deri në çlirimin e Kosovës”, tha ai.
Për të shprehur nderimet në përvjetorin e 24 të vdekjes së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhës dhe Ilir Konushevcit ishin dhe disa prej ministrave në detyrë nga radhët e Nismës dhe zyrtarë partiakë. /Telegrafi/