Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar heroin e kombit Adrian Krasniqi në 23-vjetorin e rënies.
Limaj shkruan se Adrian Krasniqi ishte një nga celulat e para të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës.
“Ai do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për trimërinë dhe përkushtimin e treguar në luftën çlirimtare, deri në flijim për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot bëhën 23 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit, Gjeneral Adrian Krasniqit, i cili ra heroikisht gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës.
Adrian Krasniqi ishte një nga celulat e para të Ushtisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për trimërinë dhe përkushtimin e treguar në luftën çlirimtare, deri në flijim për lirinë e Kosovës
Lavdi jetës dhe veprës të heroit, Adrian Krasniqit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit.