Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar 21-vjetorin e masakrës së Lybeniqit të Pejës.
Limaj ka thënë se banorët e Lybeniqit dhe fshatrave përreth u vranë mizorisht vetëm pse ishin shqiptarë dhe se 21 vjet pas kryerjes së këtyre krimeve makabre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë marrë ndëshkimin nga ana e institucioneve të drejtësisë.
Limaj i cili është bashkëkryesuesi i dialogut, thotë se Qeveria dhe delegacioni shtetëror nuk do të lë gurë pa lëvizur, derisa të gjenden kryerësit e krimeve.
“Është koha e fundit kur institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe kriminelët ta marrin dënimin merituar”, ka shkruar ndër të tjera Limaj. /Telegrafi/