Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se para dy dekadave ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se për këtë krim askush nuk është hetuar dhe rrjedhimisht as dënuar.
“Para dy dekadave ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës. 20 vjet më parë, në Burgun e Dubravës u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë. Kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë. Pavarësisht kësaj, për këtë krim askush nuk është hetuar dhe rrjedhimisht as dënuar”, ka shkruar në Facebook, Fatmir Limaj./Telegrafi/