Site icon Telegrafi

Limaj për Kurtin: Do ta harroni Thaçin, çka ka ardhur sot

Foto: Arkiv

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, që këtë post e lëshoi sot drejtoi akuza ndaj kryeministrit të ri, Albin Kurti, për shkelje të premtimeve.

Ai madje tha se ka një frikë të vetme për qeverisjen e re.

“Unë e kam vetëm një frikë. Ndoshta do ta harroni Hashimin çka ka ardhur sot dhe po e lë me kaq. Unë jam shumë konstruktiv në temat e mia dhe nuk flas kot. Nuk është e lehtë kjo çka ka ndodhur sot. Është një eksperiment i madh”, tha ai në Klan Kosova.

Megjithatë, Limaj pajtohet se Qeverisë Kurti duhet dhënë mundësia për ta provuar.

Po ashtu, kryetari i Nismës e quajti të rrezikshëm veprimin e LDK-së për lidhjen e koalicionit me Vetëvendosjen.

“LDK ka bërë një veprim goxha të rrezikshëm për partinë. Sepse ka mundësi që me këtë nënshkrim të djeshëm e ka shtyrë edhe për 10 vjet mundësinë për të dalë partia e parë. Ka rrezik. Se zakonisht kur dy partitë e para bëjnë koalicion ndodh kjo. LDK e ka bërë me PDK-në dhe nuk është e lehtë për partinë e dytë. Kjo ka qenë sakrificë e madhe për LDK-në”, tha ai.

Exit mobile version