Site icon Telegrafi

Limaj për formimin e koalicionit PAN: Kur më tha Ramushi, mendova se po bënte shaka!

Lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA ishte krijuar në orët e fundit të afatit për formimin e tyre.

Siç ka thënë Limaj, një lajm të tillë, gjegjësisht për një ofertë të tillë nga PDK e Kadri Veselit ishte njoftuar nga Ramush Haradinaj, rreth orëve të mbrëmjes.

Madje, siç ka shtuar Limaj, ai fillimisht telefonatën e parë nga Haradinaj e kishte vlerësuar si një shaka.

“Mendoja se bëhej fjalë për një hajgare. I thash Ramushit ‘pije një kafe, shihemi nesër’. Ai më ka telefonuar përsëri duke më thënë se bëhet fjalë për një ofertë serioze”, ka rrëfyer Limaj në Rubikon të KTV-së. /Telegrafi/

Exit mobile version