Telegrafi

Limaj për Fondin e Sigurisë: Është një fond popullizëm

Kryetari i Nsmës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Fondi i Sigurisë është më tepër populizëm, teksa shtoi se siguria nuk varet nga fondet.

“Kjo tregon jo seriozitet, është një sinjal që mund të tallen të tjerët, fqinjët që po flasin me ne. Forcimi i sistemit mbrojtës nuk është çështje e vullnetit individual, por është një nga shtyllat kryesore të funksionimit të një shteti. Kosova nuk ka probleme me mungesë financiare për të forcuar Forcën e Sigurisë, ne kemi probleme të tjera kemi kufizime si shtet, kemi kufizime nga partnerët tanë, NATO për t’u armatosur”, është shprehur Limaj, për Klan Kosova.

“Kjo s’ka lidhje me patriotizëm. Kjo është një eufori, një emocion. Nuk guxojmë me lënë sistemin tonë të sigurisë në euforinë i njerëzve”.

“Ky fond thjesht është populizëm. Ne jemishtet tani, siguria e vendit nuk varet nga fondet”, ka thënë Limaj.