Për herën e dytë, sot pasdite liderët e partive në pushtet shkuan në Presidencë, për një tjetër takim me Hashim Thaçin.
Pas më shumë se një ore në takim, i pari që doli ishte ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Nuk vonoi shumë dhe nga takimi u larguan edhe kryeministri, Ramush Haradinaj bashkë me vartësit e tij, zëvendëskryeministrat, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Behgjet Pacolli.
Përkundër insistimit të gazetarëve, asnjëri nga ta nuk ishte i gatshëm të flasë para mediave, shkruan Telegrafi.
Nga objekti i qeverisë, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, u tha gazetarëve se në takim nuk ka pasura sgjë të veçantë.
“S’ka asgjë të veçantë. S’ka asgjë”, tha shkurt Limaj.
Një takim të tillë e kishin pasur liderët shtetërorë edhe gjatë ditës, ku mori pjesë edhe ambasadori amerikan, Philipp Kosnett.
Kryeministri Haradinaj pas takimit, tha se tema kryesore e diskutimit ka qenë dialogu me Serbinë, dhe gjithashtu vendosja e taksës.
Ai gjithashtu foli për zhvillime të reja në koalicion, duke lënë të hapur mundësinë për prishjen e koalicionit. /Telegrafi/