Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mirëpritur letrën e presidentit amerikan Joe Biden, ku kërkon nga presidenti serb pranimin e Pavarësisë së Kosovës.
Limaj ka pohuar se tani është radha që në Kosovë të zgjedhen udhëheqësit e denjë, transmeton Telegrafi.
“Mirëpres letrën e Presidentit Biden që kërkon nga Vuçiq pranimin e Pavarësisë së Kosovës. Tani është radha jonë. Ne na duhet që të zgjedhim udhëheqës të denjë, që do të luftojnë për interesin tonë nacional në luftën diplomatike që po na pret”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, Limaj ka shkruar se “Serbia duhet ta njohë Kosovën, por jo me kushtin e heshtjes dhe me mohimin e gjenocidit”. /Telegrafi/