Site icon Telegrafi

Limaj: Nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë, për sa kohë nuk zbardhet fati i personave të zhdukur

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar personat e zhdukur në ditën ndërkombëtare të tyre.

Limaj ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, për sa kohë nuk zbardhet fati i personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, sjellim në kujtesë se në çfarë dhimbjesh ka kaluar vendi për të ardhur deri te liria.
Sot rikonfirmojmë vendosmërinë tonë si shtet se nuk do të lëmë gurë pa lëvizur deri në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur.
Çështja e personave të zhdukur është plagë e cila rendon mbi shoqërinë tonë tash e 20 vjet dhe se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë për sa kohë nuk zbardhet fati i të gjithë personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë”, ka shkruar Limaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se Kosova dhe institucionet e saj nuk do të ndalen së kërkuari asnjëherë për drejtësi për të gjithë personat e pagjetur. /Telegrafi/

Exit mobile version