Site icon Telegrafi

Limaj: Nuk përjashtojmë koalicionin parazgjedhor me PDK-në

Foto: Arkiv

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur edhe për mundësinë e koalicionit parazgjedhor me ndonjërin nga subjektet politike.

Ai ka thënë se kjo varet nga çasja që do ta kenë partitë dhe nëse ato përputhen me konceptet e tyre politike për shtetin.

“Duhet të bashkohemi të gjithë në këtë formë, jo të ketë rezerva. Pra bëhet fjalë për themelet e shtetit që duhet të jetë në radhë të parë, identitetin shtetëror, zhvillimin ekonomik, etj. Në këtë drejtim jemi të hapur të bashkëpunojmë më të gjithë ata që janë të interesuar për këtë”, ka thënë Limaj, në RTK.

Sipas tij, ata janë të gatshëm të bisedojnë për koalicion parazgjedhor edhe me PDK-në.

“Edhe me PDK jemi të gatshëm të bisedojmë dhe nëse pajtohemi për temat që na drejtojnë, pse jo. Nuk përjashtohet mundësia as për koalicione parazgjedhore. Këtë që e mendoj unë e mendojnë edhe shumë kolegë tjerë. Vendin e kemi keq, prandaj duhet të jemi zëri i këtij koncepti”, ka thënë Limaj.

Exit mobile version