Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj edhe një herë u ka bërë thirrje koalicionit qeverisës që të jap dorëheqje, pasi është qeveri anit-kushtetuese.
Ai theksoi se qytetarët e Kosovës meritojmë vizat, por nuk do ta japim asnjë pëllëmbë tokë.
Limaj ka thënë se sheshi i kryeqytetit është i mbushur plotë me mesazhin e qartë se po vazhdojnë me kundërshtimin e qeverisë jokushtetuese.
“Sot ne në këtë shesh i bëjmë thirrje këtij koalicioni për dorëheqje pasi ka shkel Kushtetutën e vendit. Që nga dita e parë kjo Qeveri në vend që të fillojë për ta ndryshuar jetën e qytetarëve ata filluan mashtrimin e qytetarëve. Po na thonë se po i marrim vizat e po japim tokë por jemi këtu që t’u themi se ne i meritojmë vizat dhe nuk do ta japim asnjë pëllëmbë tokë. Më vonë do ta na tregojnë për një pazar tjetër, ku do të thonë po formojmë Asociacionin dhe po formojmë ushtrinë, ne i themi po ushtrisë dhe jo asociacionit”, tha ai.