Nisma për Kosovën sot është më fuqishme se kurrë. Për më pak se katër vite kjo parti arriti të jetë faktor vendimmarrës në Kosovë, ndërsa për shtatë vjet e 10 muaj njerëzit e ligë na penguam që të realizojmë edhe më shumë projekte për të mirën e vendit, ka thënë kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë një takimi të mbajtur me strukturat e partisë së tij në Gjilan.
Limaj e ka vlerësuar fitore të radhës rezultatin e zgjedhjeve lokale, duke thënë se zyrtarët e saj tashmë përbëjnë një numër të madh në qeverisjet lokale dhe atë qendrore.
Ai theksoi se “Nisma është vizioni për bashkimin e njerëzve intelektualë që për qëllim kanë zbatimin e politikave shtetërore”.
“Në politikë duhet me i pasë disa kritere. Mbi të gjitha është ndershmëria me kolegët, me ekipin e me bashkëpunëtorët”, ka thënë ai. /KP/