Kryetari i Nismasocialdemokrate, Fatmir Limaj ka theksuar se partia e tij ka arritur rezultate të jashtëzakonshme.
Ai këto komente i ka bërë nga zyrat e Nismasocialdemokrate.
“Faleminderit të gjithë votuesve, e një falënderim i veçantë për votuesit e koalicionit tonë. Nisma ka arritur një rezultat të jashtëzakonshme. I kemi shtatë deputetë dhe po luftojmë për deputetin e tetë. Uroj gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kontribuan në këtë proces zgjedhor. Pas përfundimit të procesit të votimit tani fillon edhe një proces tejet i rendësishëm, ai administrimit të votës. Strukturat tona vazhdojnë ta kryejnë detyrën e tyre, andaj kërkoj nga ata që ta kryejnë këtë mision të shenjtë deri në fund të procesit. Nisma do të jetë partia vendimtare që do ta përcaktoj qeverisjen e ardhshme në Kosovë”, tha Limaj. /Telegrafi/