Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se në zgjedhjet e 11 qershorit ka pritur rezultate më të mira sa i përket koalicionit PAN.
Ai ka theksuar se partia që ai drejton nuk bënë pazare po as nuk e prishë skenën politike.
“Vazhdimisht kemi thënë se Nisma ka rritje dhe ne e kemi pritur këtë rritje. Nisma as nuk bën pazare por as nuk prish. Ne jemi një parti e cila interesin e vet partiak e qet në rend të dytë për hir të proceseve. Nisma ka mbi 40% rritje”, ka thënë Limaj në një intervistë për Dukagjinin.
Në tërësi kampi opozitar ka pasur rritje sipas Limajt ndërsa aktualisht thotë se kanë siguruar 8 deputetë por që ka mundësi të këtë edhe më shumë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=otI8wf_wB5U