Site icon Telegrafi

Limaj: NISMA në Kuvend – deputetët tanë do të jenë zë i fuqishëm

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka reaguar pas certifikimit të rezultateve nga ane e KQZ-së, sipas të cilave koalicioni NISMA-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të ardhshëm të Kosovës.

Limaj ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas gati dy muaj pas mbajtjes se zgjedhjeve lexoi vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit.

“NISMA dhe koalicioni ynë do të jetë në Kuvendin e Kosovës. Deputetët tanë do të jenë si gjithmonë zë i fuqishëm në Kuvend, në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Kosovës. I shprehim falënderim dhe mirënjohje mbi 42 mijë votuesve që mbështeten koalicionin tonë në këto zgjedhje”, shkruan Limaj.

Exit mobile version