Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka kaluar pasditen e sotme me aktivistë nga dega e Nismës në Malishevë tek Ujëvara e Mirushës.
Limaj në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë se ka mobilizim të strukturave të Nismës.
Ai ka shtuar se Nisma është më e gatshme se kurrë më parë për suksese të reja.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Vendimin për dorëheqje, ai e ka bërë pas pranimit të ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. /Telegrafi/