Site icon Telegrafi

Limaj: NISMA e gatshme të shkojë e vetme në zgjedhje, synojmë 10 deputetë

Foto: Arkiv

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia të cilën ai e drejton momentalisht i ka rreth 8 për qind në sondazhet e ndryshme.

Ai tha se Nisma Socialdemokrate është partia e konsoliduar dhe se është e gatshme të shkoj e vetme në zgjedhje kurdo që ato mbahen.

Zëvendëskryeministri Limaj në emisionin “Pressing” tha se synimet janë që në legjislaturën e ardhshme kjo parti t’i ketë 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka paralajmëruar partitë tjera se Nisma do t’i zgjedhë sy mbyllë partnerët e saj dhe se do të ketë rol vendimtar në skenën politike.

Exit mobile version