Telegrafi

Limaj nga BIK-u: Paqja, mëshira dhe dashuria të mbretërojë te të gjithë

Kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj, ka qëndruar për vizitë në BIK me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për këtë festë.

“Uroj t’ju ketë pranuar sakrifica e një muaji të Ramazanit. Si një muaj i sakrificës ju mbushtë me paqe, dhembshuri, dashuri e begati”.

“Uroj që paqja, mëshira dhe dashuria të mbretërojë tek të gjithë njerëzit”.

Limaj gjithashtu ka falënderuar Myftiun Naim Tërnava për angazhimin e tij, në veçanti gjatë muajit të Ramazanit./kp/