Telegrafi

Limaj: Nesër do të jemi në Kuvend

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka theksuar se ata nesër do të marrin pjesë ne seancën e Kuvendit.

Ai këto komente i ka bërë në konferencën e mbajtur për media, në të cilën i ka prezantuar kandidatët e partisë të cilën ai e drejton, për kryetar të komunave, në zgjedhjet e 22 tetorit.

“Ne do të jemi kismet nesër në Parlament. Nëse është e mjaftueshme kjo përgjigje. Besoj se është i mjaftueshëm si lajm. Nga nesër pres që do të kemi zhvillime pozitive në ndërtim të institucioneve të vendit”, ka theksuar Limaj./Telegrafi/