Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nëse vazhdon të mbetet pezull situata, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Obligimet shtetërore kur i pranojmë duhet të matim veten, mund t’i kryejmë apo nuk mund t’i kryejmë. Nëse mbetet situata pezull ne duhet të shkojmë në zgjedhje”, tha Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Limaj ka thënë se NISMA nuk është e gatshme të qëndroj në situatën e tanishme.
“Nuk mund të qëndrojmë si jemi pezull, Hashimi të shkojë atje të bisedojë, e ne këtu të themi jo kush është fajtor paradite e kush pasdite, dhe të mos marrin përgjegjësi e të adresojmë atë”.
“Nëse qëndrojmë në “pat” pozicion, vendit duhet dhënë mundësia të shkojë në zgjedhje”, deklaroi kreu i NISMA Socialdemokrate.
Limaj ka thënë se nëse nuk ka lëvizje, koalicioni qeverisës duhet të ulet dhe të lexoj situatën dhe mund të shkojmë edhe ne zgjedhje.
“Unë mendoj se gati kemi ardhur në atë pikë që subjektet e koalicionit qeverisës të ulen dhe vlerësojnë situatën e krijuar”, tha Limaj./Telegrafi/