Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar sot Vushtrrinë, qytet në të cilin ka gjetur mbështetje të madhe.
Ai tha se Vushtrria është dëshmia më e mirë se kauza e Nismës për mbrojtjen e vlerave kombëtare, po kthehet në lëvizje.
“Pavarësisht bindjeve partiake me përkrahjen e bashkëluftëtarëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, kauzën tonë që kemi nisur do ta çojmë përpara, deri në Parlament dhe kudo në institucionet e Republikës sonë”, shkruan Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
“Vushtrria është dëshmia më e mirë se kauza jonë po kthehet në një lëvizje, për një zë të fuqishëm të vlerës së UÇK-së në Parlament.
Komuna e Vushtrrisë po kthehet në një vatër të përkrahjes së projektit tonë për zgjedhjet e parakohshme. Bashkëluftëtarët tanë në Dubofc dhe në përgjithësi në Vushtrri, janë duke u mobilizuar fuqishëm krah nesh dhe projektit tonë në mbrojtje të vlerave më sublime të kombit, vlerave të familjeve patriotike që ndër vite kanë dhënë shumë për Kosovën.
Pavarësisht bindjeve partiake me përkrahjen e bashkëluftëtarëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, kauzën tonë që kemi nisur do ta çojmë përpara, deri në Parlament dhe kudo në institucionet e Republikës sonë”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/