Site icon Telegrafi

Limaj: Ne nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar veprimtarin kombëtar Ukshin Hotin, në 21 vjetorin e zhdukjes.

Limaj ka thënë se Hoti do të mbetet ndër vizionarët më të mëdhenj të kombit tonë, transmeton Telegrafi.

“Ishte 16 maji i vitit 1999, që në rrethana fatkeqësisht ende të pa ndriçuara është̈ zhdukur veprimtari i madh, Ukshin Hoti. Sot, 21 vite më pas nga ajo ditë, ende nuk dihet asgjë për fatin e tij. Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionaret e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë. Ai kishte specializuar në Hardvard të SHBA-së për shkencat politike, publicist i shquar, profesor e filozof, por mbi të gjitha atdhetar dhe veprimtar i madh çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999″, ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook.

I pari i Nismës Socialdemokrate thotë se” Ukshin Hoti me veprat e tij ka frymëzuar breza të tërë në rrugën tonë për liri e pavarësi dhe me të drejtë konsiderohet si ikonë e të drejtave dhe lirive shqiptare ngaqë  ka punuar me shumë përkushtimin për arritjen e tyre”.

“Ne nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, këtij intelektuali të përmasave botërore me të cilin mburren gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e veprojnë “./Telegrafi/

Exit mobile version