Site icon Telegrafi

Limaj në Ferizaj: Vullneti i bashkëluftëtarëve, po na jep forcë për betejën tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare

Kryetari i Nisma Socilademokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Ferizaj është kthyer në promotor të projektit të tyre për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Limaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është pikërisht ky vullnet real e me zemër i bashkëluftëtarëve, të rinjve e njerëzve të ndershëm në Ferizaj dhe gjithë Kosovën, qe po na jep forcë për betejën tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare, të cilën do ta çojmë deri në fund.

Postimi i plotë:

Ferizaj është kthyer në promotor të projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare!
Takimet e ngrohëta me bashkëluftëtarë dhe strukturat tona socialdemokrate i vazhduam me dy takime të jashtëzakonshme dhe madhështore, në Nerodimë dhe në nëndegën e I-rë në qendër të Ferizajt.
Është pikërisht ky vullnet real e me zemër i bashkëluftëtarëve, të rinjve e njerëzve të ndershëm në Ferizaj dhe gjithë Kosovën, qe po na jep forcë për betejën tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare, të cilën do ta çojmë deri në fund.
Faleminderit Nerodimë, faleminderit Ferizaj që po mbështesni kandidatët tuaj e tanët për deputetë dhe që jeni rreshtuar krah vizionit e projektit tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit. /Telegrafi/

Exit mobile version