Site icon Telegrafi

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin”, Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci duke komentuar ecurinë e zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt dhe rezultatet preliminare, ka thënë se nuk beson që PDK do t’i bashkohet LVV-së për të formuar qeverinë, nëse ky subjekt nuk arrin ta formojë e vetme qeverinë.

“Unë nuk besoj që PDK do ta luaj rolin e “hajvanit” me shku me Albin Kurtin. Nëse shkojnë bin në vend fjalët e Albin Kurtit, ai nuk ju ka thënë qytetarëve “hajvana” por udhëheqësve të partive politike. Është e papranueshme kjo shprehje, mirëpo ai nuk i thotë fjalët pa i menduar mirë”, u shpreh i pari i Drenasit mbrëmë në Klan Kosova.

Lladrovci theksoi se në rast se Kurti nuk do t’i ketë numrat, do të jetë Fatmir Limaj ai i cili mund ta ndihmojë në këtë aspekt.

Lexo po ashtu Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

“Mund të ketë asi që iu kanë bashkëngjit z.Ramush Haradinaj dhe e kanë dëmtuar. Është z.Limaj bashkë me një grup të tij dhe kam frikë se do ta lënë në rrugë Ramush Haradinaj dhe ti bashkohen Kurtit nëse i duhen numrat. Fatmir Limaj është mjeshtër i përftimit në grup. Ta zëmë nëse Nisma i ka marrë 25 mijë vota në nivel vendi ato vota asnjë se merr AAK i merr vetëm Nisma, dhe mund t’i ketë 4 deputetë dhe ata mund t’ia kthejnë shpinën Haradinajt kurdo”, tha Lladrovci.

Lidhur me këtë deklaratë, Telegrafi ka kontaktuar me Lladrovcin, dhe i njëjti ka thënë se i qëndron prapa.

“Kjo deklaratë është publike dhe nuk kam nevojë të shtoj as të heq gjë. Unë, kam dhënë opinionin tim, duke theksuar pikëpamjen për zhvillimet e ardhshme politike rreth mundësisë së krijimit të qeverisë së re. I qëndroj këtij opinioni, nëse do të më demantojë e ardhmja për këtë opinion, do të jetë më mirë”, ka thënë Lladrovci.

Lexo po ashtu Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Kujtojmë se nga rezultater preliminare të KQZ-së, LVV renditet e para me 40.83%, PDK e dyta me 22.15%, e treta LDK me 17.59% dhe AAK-Nisma e katërta me 7.47%. /Telegrafi/

 

Exit mobile version