Fatmir Limaj, pas votimit pro mocionit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se shumica e deputetëve vendosën që të rrëzohet kjo qeveri.
Sipas tij, ky vendim ka ardhur edhe pse siç tha ai, fillimisht askush nuk i kishte besuar nismës së partisë së tij që ky mocion të vihet në votim.
“Tani më përfundimisht ofrohet rrugë për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë ndër tjerash Limaj, duke i falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar mocionin. /Telegrafi/