Site icon Telegrafi

Limaj: Mocioni do të ketë sukses, nga sot shkojmë në zgjedhje

Kryetari i Nimsa për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë para deputetëve se nga sot po shkojmë në zgjedhje dhe se mocioni do të ketë sukses.

“Nuk besoj që këtu është momenti që fjalimet t’i kthejmë në fushat elektorale”, ka thënë Limaj.

Ai ka theksuar se ka 1 milion arsye se përse Kosova duhet të shkojë në zgjedhje.

“Mos e merrni afër zemrës mocione të tilla, mocioni është një mundësi për qytetarët e Kosovës që ata të vlerësojnë punën apo mospunën e secilit nga ne”, tha Limaj.

Limaj shtoi se qeveria ka qenë dashur ta jap dorëheqje dhe mos ta pres mocionin e mosbesimit.

“Është marre me shkua në Bruksel e me shkel kushtetuan në 23 vende”, u shpreh Limaj, duke shtuar se 85% e qytetarëve janë shprehur të pakënaqur me këtë qeverisje./Telegrafi/

Exit mobile version