Site icon Telegrafi

Limaj mbledh në Tiranë ministrat e dy qeverive

Zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e dy Qeverive në Pejë do t’i bëjë bashkë disa nga ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe ministrisë së Shqipërisë.

Ky takim është thirrur nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në cilësinë e koordinatorit kombëtar të dy Qeverive. Mbledhja do të mbahet në Tiranë.

Nga Qeveria e Kosovës do të jenë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Nga Qeveria e Shqipërisë në mbledhje do të marrin pjesë, Erion Braçe, zëvendëskryeministër i Shqipërisë, Sandër Lleshaj ministër i Brendshëm, Anila Demaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri.

Qëllimi i këtij takimi është për t’i bërë një analizë lidhur me zbatimin e marrëveshjes të mbledhjes mbajtur në Pejë.

Një ditë me pas po në kryeqendrën shqiptare do të mbahet një tryeze me temën “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë-Shqipëri”.

Exit mobile version