Telegrafi

Limaj-Matteoli diskutojnë për marrëveshje në transportin rrugor

Në takimin bilateral, Matteoli dhe Limaj diskutuan për lehtësimin e qarkullimit të udhëtimit të bashkatdhetarëve tanë në Itali dhe anasjelltas, si dhe për njohjen e patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, gjithashtu, u dakordua që të formohet një komision teknik, për të përgatitur marrëveshjet në fushën e transportit rrugor midis Kosovës dhe Italisë, gjë që do të rriste bashkëpunimin midis të dy shteteve, si dhe do të ndikonte drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve.

Limaj ndodhet në Itali me ftesë të ministrit Matteoli dhe zv/ presidentit të Komisionit Evropian, Antonio Tajani, ku po merr pjesë në konferencën “E ardhmja e lidhjeve të transportit evropian”. /Telegrafi/