Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 19 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.
SLimaj thotë se sot e gjithë bota e qytetëruar përkujton 19 vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA ku humbën jetën një numër i madh i qytetarëve të pafajshëm nga e mbarë bota.
“Sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, ishin sulme mbi vlerat vlerat e shenjta të lirisë dhe demokracisë. Qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Kreu i Nismës thotë se vendi ynë është rreshtuar krah SHBA-ve dhe aleatëve të saj perëndimor në luftën kundër terrorizmit. /Telegrafi/