Edhe kryetari i Nismës dhe ish-komandant Çeliku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Limaj ka kujtuar dëshmorin e kombit Luan Haradinajn në 21 vjetorin e rënies së tij.
Limaj, përmes një postimi në Facebook, tha se “Veprat e Luanit dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së janë gurthemeli i Kosovës së lirë”.
Postimi i plotë i Limajt:
“21 vjet më parë, në një nga betejat e para të UÇK-së, ra heroikisht dëshmori i kombit Luan Haradinaj.
Luani i takonte brezit të parë të luftës çlirimtare të Kosovës. Veprat e Luanit dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së janë gurthemeli i Kosovës së lirë.
Republika e Kosovës do t’i nderojë përjetë të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Luanin dhe të gjithë dëshmorët e tjerë! Lavdi!”, ka shkruar Limaj në Facebook. /Telegrafi/