Telegrafi

​Limaj kujton 7 shtatorin, shprehë mirënjohje për delegatët që miratuan Kushtetutën e Kaçanikut

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 7 shtatorin e vitit 1990, kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës në rrethana tejet të vështira miratuan Kushtetutën e Kaçanikut.

Limaj thotë se Shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut mbetet një nga ngjarjet dhe datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

“Shprehi mirënjohjen time për të gjithë delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, të cilët më këtë akt vendosen themelet e shtetit të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera kryetari Limaj.

Limaj thotë se pavarësia të cilën e gëzojmë sot është përpjekje e shumë gjeneratave të cilët asnjëherë nuk hoqën dorë nga e drejta jonë për të pasur shtetin tonë.