Telegrafi

Limaj: Kudo që negociohet në Uashington apo Bruksel, Kosova shkon për marrëveshje përfundimtare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar ftesën e ShBA-ve për liderët e Kosovës dhe Serbisë për t’u takuar në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator.

Limaj thotë se takimi i 2 shtatorit në Shtëpinë̈ e Bardhë është dëshmia më e mirë e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kudo që dialogohet, në Uashington apo Bruksel,  Kosova është gati për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Kreu i Nismës shkruan se Kosova është e bekuar me miqësinë me ShBA-të. /Telegrafi/