Pas votimit të rezolutës së PSD-së për dialogun më Serbinë, Kryesuesi i dialogut Fatmir Limaj ka thënë se Kuvendi këtë javë ka bërë një punë të shkëlqyeshme me vendimin për Ushtrinë si dhe me atë të sotshmin për dialogun me Serbinë.
“Kosova ka dërguar një mesazh të qartë se është e përkushtuar për dialogun”, ka thënë Limaj para gazetarëve.
Ai ka shtuar se më në fund duhet të përmbyllen çështjet e hapura me Serbinë, dhe se me votimin e sotëm sipas tij, Kosova tregoi se dëshiron që t’i përfundojë këto çështje.
Limaj është zotuar se shumë shpejt do të kthehen në Kuvend me platforme dhe si bashkë drejtues i delegacionit do ta kthejnë transparencën në këtë proces dhe së bashku ta mbyllin njëherë e mirë çështjet e hapura me Serbinë.
“Ne futemi në dialog me qartësi dhe objektiva të qarta. Objektivi është njohja reciproke dhe anëtarësimi në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtare, pagjeturit, dëmshpërblimi nga lufta, e të tjera”, theksoi Limaj./Telegrfi/