Telegrafi

Limaj: Konfirmova për herë të pestë pastërtinë e luftës time

Ish- komandanti i UÇK-së dhe lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se sot ju drejtohet atyre që për 13 vite e kanë mbështetur dhe i kanë besuar.

“Ju shprehi mirënjohjen time respektin dhe falënderimin që na keni mbështetur dhe keni pas besim në ne”.

Limaj ka thënë se sot për herë të pestë merr konfirmimin e lufta e tij ishte e pastër.

“Unë i kam vetëm tri vite liri, unë nuk jam ndjekur jam persekutuar. Lufta ime është hetuar e gjykuar nga më shumë se 20 gjyqtarë. Sot për herë të pestë marr konfirmimin e drejtësisë se lufta ime ishte e pastër. Vendimi konfirmon drejtësinë dhe luftën tonë të drejtë”.

Limaj ka thënë se pret që edhe në rastet tjera të shokëve të tij të triumfojë drejtësia.

“Pres që edhe ish bashkëluftëtarët e mi që gjenden ne procese gjyqësore që edhe në ato raste drejtësia të triumfojë. Do të jemi gjithmonë në shërbim të së drejtës”, tha ai.

Limaj tha se nga sot për të dhe bashkëpunëtorët e tij nisë një etapë e re, ajo e fitoreve politike.

Me këtë rast avokati i Limajt, Tahir Rrecaj para gazetarëve ka thënë se kanë marr konfirmimin e gjykatës për pafajësinë e klientit të tij.

“Kam kënaqësinë t’ju komunikoj lajmin e gëzuar së dje kemi marr konfirmimin me shkrim me të cilin Fatmir Limaj është liruar nga akuzat për krime lufte”, ka thënë Rrecaj.