Site icon Telegrafi

Limaj kërkon zbardhjen e rrethanave të vdekjes së dy zyrtarëve policorë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas gjetjes së trupi të policit të Armend Trena, ka inkurajuar organet kompetente që në afat sa më të shpejtë t’i zbardhin rrethanat që çuan në vdekjen e dy zyrtarëve policorë.

Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi, kanë humbur jetën më 29 prill, në një aksident komunikacioni, vetura në të cilën ndodheshin dy policët ka rënë në lumin Lepenc.

Postimi i Limajt në Facebook:

“Njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe ekipeve tjera të përfshira në kërkim të policit të zhdukur, sot gjetën trupin e pajetë të policit Armend Trena. 

Vdekja tragjike e dy policëve ka pikëlluar të gjithë qytetarët e Kosovës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtoreve të Trenës në Policinë e Kosovës.

Mirënjohje të gjitha ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe të angazhuarve tjerë që për më shumë se një javë nuk reshtën së kërkuari trupat e pajetë të dy policëve.

Inkurajoj organet kompetente që në afat sa më të shpejtë t’i zbardhin rrethanat që çuan në vdekjen e dy zyrtarëve policorë”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/

Exit mobile version