Telegrafi

Limaj: Javën tjetër do ta kemi Qeverinë dhe Kuvendin

Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë një konference për media ka shprehur bindjen se në javën e ardhshme do të formohen institucionet e Kosovës.

“Më 24 gusht ne presim që në këtë seancë të fillohet përfundimisht krijimi i institucioneve, ftoj të gjithë se sa ma shpejtë të lehtësojnë krijimin e institucioneve e më pas të ndodh edhe ai i Qeverisë. Jam optimist që deri në fundjavë Kosova do ta ketë edhe Kuvendin edhe Qeverinë e konstituuar”, ka thënë Limaj.

Limaj theksoi se është nderë për Nismën që në mesin e tyre kanë edhe një njeri si Shukri Buja i cili vjen nga një familje e njohur.

Ai shtoi se Shukri Buja ka ardhur në shtëpin e tij, duke shtuar se kushdo që është i interesuar t’i bashkohet konceptit të Nismës është i mirëseardhur. /Telegrafi/