Telegrafi

Limaj inkurajon konkurrimin në punimet e autostradës

Gjatë një takimi me afaristë dhe me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve të Rrugëve, ministri Limaj i inkurajoi ata të konkurrojnë në punimet e autostradës me qëllim të gjenerimit të vendeve të punës për punëtorë kosovarë.

 Ai tha se projekti i autostradës do të ndikojë edhe në ngritjen e ekonomisë së vendit. Ndërkaq, përfaqësuesi i kompanisë që po e ndërton autostradën“Bechtel & Enka", i ftoi kompanitë vendore të përfshihen në këtë projekt, por kërkoi të paraqesin standarde të larta.

Deri tani në këtë projekt janë pranuar 10 kompani vendore, por me kontratë është paraparë që 40 për qind e punimeve të kryhen nga kompanitë vendore.