Telegrafi

Limaj i kënaqur me vlerësimet e auditorit

Duke krahasuar raportet e auditorit të viteve 2007/2008 me ketë të vitit 2009, Limaj tha se ka dallime të mëdha.

“Ndryshimi në mesë raporteve të viteve paraprake është thelbësore, për 180 shkallë, dhe ndryshimi është pozitiv”.

Limaj në një konferencë për media ka cituar një pjesë nga hyrja e këtij raporti ku thuhet:
“Sipas opinionit tonë pasqyrat financiare prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, pozitën financiare të MTPT-së për vitin 2009, si dhe rezultatet e aktiviteteve të saj për vitin në fjalë në pajtim me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit për sektorin publik”.

Sipas raportit të auditorit thuhet se MTPT-ja ka shpenzuar buxhetin e vitit 2009 në 85 për qind – nga 161 milionë euro sa ka pasur, ka shpenzuar 137 milionë euro me një suficit prej 24 milionë euro.

Ministi Limaj ka ripërsëritur së është i gatshëm të përballët me çfarëdo hetimi.

MTPT-ja është duke u hetuar nga prokuroria e EULEX-it për siç thuhet dyshimet për keqpërdorimin e tenderëve të dhënë gjatë viteve 2007-2009. /Telegrafi/