Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ish-komandant Çeliku i ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Limaj sot ka bërë homazhe në përkujtim të 20 vjetorit të dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova”, në Kleçkë.
Limaj ka thënë se ky kompleks i dëshmorëve është një kopsht i shenjtë i lirisë, këtu ku prehen djemtë e këtij vendi të cilët u bënë themel i lirisë së Kosovës.
“Djemtë që janë këtu e prehen në paqe, heronjtë të Kosovës edhe shumë të tjerë që janë të gjallë së bashku 20 vjet më parë kanë vu trupat e tyre për lirinë e Kosovës dhe kanë mbrojtur mbi 85 mijë banorë të strehuar në këto male. Ne vijmë për të nderuar dhe vlerësuar jetën e veprën e tyre dhe për të quar mesazhin që liria e Kosovës nuk është falur, është paguar shtrenjtë. Dhe themelet e shtetit të Kosovës janë çdo kund ku ka varreza të dëshmorëve të cilët kanë dhënë më të shtrenjtën për të gëzuar ne lirinë”, ka thënë Limaj.