Site icon Telegrafi

Limaj: Heronjtë si Bahri Fazliu dhe dëshmorët tjerë të UÇK-së, janë themeli i lirisë së Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj së bashku me dy deputetët e kësaj partie, Bilall Sherifi dhe Haxhi Shala, kanë vizituar familjen e dëshmorëve  Fahri e Bahri Musliu, në 21 vjetorin e rënies se Bahriut.

Limaj ka thënë se dëshmori Bahri Fazliu ra heroikisht 21 vjet më parë, në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.

Shkrimi i plotë:

“Në familjen e dëshmorëve të Kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Në 21-vjetorin e rënies së Bahriut me bashkëpunëtorë vizituam familjen Fazliu.
Bahri Fazliu ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare.
Ai ra heroikisht 21 vjet më parë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Heronjtë si Bahri Fazliu dhe dëshmorët tjerë të UÇK-së janë themeli i lirisë së Kosovës. I paharrueshëm qoftë kujtimi për Bahriun dhe dëshmorët e Kombit”, shkruan Limaj në Facebook. /Telegrafi/

 

Exit mobile version