Kryetari i Nismës për Kosovën, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se vdekja e Haradin Balës është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe Kosovën në përgjithësi.
Limaj tha se i ndjeri Bala ishte njeri i drejtë, punëtor dhe dha kontribut të madh në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit të vendit.
“Ishte njeri i drejtë dhe punëtor. Ai dha kontribut të madh edhe në forcimin dhe konsolidimin e partisë tonë, Nisma. I përjetshëm do të mbetet kujtimi për të. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bala”, shprehet Limaj. /Telegrafi/