Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj që është në koalicion me PDK-në, AAK-në dhe AKR-në tha të mërkurën se gjatë kësaj jave do të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet Qeveria e Kosovës.
Limaj pas takimit që u mbajt në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë me krerët e PDK-së, AAK-së e AKR-së tha se janë duke u koordinuar edhe me Listën serbe për marrëveshjen lidhur me qeverisjen, raporton Telegrafi.
Ai tha se gjatë kësaj jave do të formohen institucionet.
Ndryshe, krerët e partive politike të koalicionit PAN janë duke e mbajtur një takim, për të diskutuar edhe detajet e fundit të qeverisjes.