Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, shefja e grupit parlamentar, Valdete Bajrami, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së kësaj partie kanë takuar të gjitha strukturat udhëheqëse të degës së Nismës në Kaçanik.
Takimi është mbajtur me rastin e themelimit degës sa kësaj partie në Kaçanik. Atje janë pritur nga kryetari i degës Agim Çaka, dhe strukturat udhëheqëse të kësaj dege.
Kryetari Limaj, në këtë takim ka falënderuar për kontributin e punën e mirë gjithë strukturat e kësaj dege. Limaj, tha se Nisma kërkon nga secili qytetar i Kaçanikut, të cilët nuk pranojnë të i nënshtrohen vullnetshëm asnjë sundimi të qeveritarëve apo liderëve politikë t’i bashkohen subjektit të tij politik, i cili siç ka thënë, që nga fillimi është për ndryshime pozitive në Kosovë.
Ndërsa, kryetari i degës së Nismës për Kosovën, në Kaçanik, Agim Çaka, ka thënë se Nisma në Kaçanik, është fokusuar në forcimin e strukturave, për të vetmin qëllim, që të jemi një zë i fuqishëm në Kaçanik, dhe të mbrojmë interesat e çdo qytetari në këtë komunë.