Telegrafi

Limaj, fituesi i aeorportit dihet në prill

" Ministria e Transportit dhe Postë – Telekomunikacionit në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike sektoriale është duke punuar edhe në zhvillimin efikas të transportit ajror, përmes investimeve të mirëfillta në modernizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Ju njoftojmë se nga data 27 e deri më datën 29 nën organizimin e MTPT-së do të mbahet konferenca e ofertuesëve të kualifikuar të përbërë nga 3 konzorciume të fuqishme ndërkombëtare", thuhet ne komunikaten e kesaj ministrie.

Ne konkurence per marrjen me koncesion te aeroportit jane tre kompani te fuqishme Fraport IC ICTAS Havalimani Isletme A.S, Bouyges Batiment / Egis/ PAIC Consortium dhe Limak / Aeroport de Lyon Consortium. /telegrafi/