Telegrafi

Limaj falenderon të rinjtë që iu bashkuan Nismës, thotë se me ta do të punojnë në shtrirjen e partisë së tij

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një video-mesazhi ka falënderuar mbi 2-mijë anëtarë të rinj, të cilët muajin e fundit i janë bashkuar partisë të cilën ai e drejton.

Limaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ndihet i nderuar që së bashkë me anëtarët e rinj dhe të tjerët që do t’i bashkohen Nismës, do të punojnë në shtrirjen në çdo cep të këtij subjekti.

Postimi i plotë:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Nismës,

Përmes këtij video-mesazhi dua të ju falënderoj dhe të ju uroj mirëseardhje mbi 2 mijë anëtarëve të rinj të cilët iu bashkuat familjes sonë politike në muajin e fundit.

Dyert e Nismës do të jenë gjithmonë të hapura për njerëz me ide dhe energji pozitive.

Ne e mirëprësim kontributin e gjithëselit duke ju siguruar hapësirë e mundësi.

Mirëseardhje anëtarëve të rinj; mirënjohje dhe falënderime gjithë anëtarëve dhe aktivistëve të Nismës Socialdemokrate./Telegrafi/